09:43 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri Tahiri: Ende s’kemi ardh në përfundim për rolin e EULEX-it pas qershorit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapacitetëve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.

Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti, raporton Indeksonline.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardh në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij instituti. Angazhimi i EULEX ka qenë i madh. Në momentitn kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë”, ka thënë Tahiri./Indeksonline/