23:07 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri Tahiri nuk beson se Lista Serbe do të braktisë Qeverinë e Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk beson se Lista Serbe do të dalë nga qeveria e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës.
Lista Serbe nuk do të braktis Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kështu thotë Ministri Abelard Tahiri i cili thekson se edhe më parë ka pasur raste të ngjashme por kjo nuk ka sjellë një veprim të tillë.

“Asnjëherë nuk kanë dalë nga institucionet dhe nuk besoj se do ta bëjnë edhe tash. Do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë”, tha Tahiri në T7.

Ishte shefi i Listës Serbe, Goran Rakiq, cili tha se po shqyrtojnë daljen nga koalicioni qeverisës.

“Padyshim që mund të jenë prekur, mund të jenë nervozuar nga ajo që i ka ndodh një bashkëkombasi të tyre mirëpo edhe ai duhet të mësohet t’i respektojë institucionet e Republikës së Kosovës’, the Tahiri.