10:24 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministri Veliu viziton PK-në, pritet nga drejtori Qalaj

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka vizituar Policinë e Kosovës, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm, Rashit Qalaj me vartësit e tij.

Kjo është vizita e parë e ministrit Veliu me drejtorin Qalaj.

Në këtë takim mediat u lejuan të merrnin vetëm pamje.

Më pas ministri Veliu pritet ta vizitojë kampin e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, ku do të deklarohet për mediat.