21:25 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministri Vitia i motivon me fjalë punëtorët që po kujdesen për personat e karantinuar!

Arbër Blaku, punëtor në Qendrën e Studentëve, ku po qëndrojnë mbi 300 persona të ardhur nga diaspora, ka bërë të ditur se sonte për vizitë ka qenë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Blaku ka thënë se Ministri Arben Vitia dhe Drejtori Fatmir Sfishta e kanë motivuar me fjalë stafin e kësaj qendre, shkruan IndeksOnline.

“Ne oret e vona Ministri Arben Vitia dhe Drejtori Fatmir Sfishta me fjale motivuese per stafin e Qendres se Studenteve dhe Vullnetaret te cilet jane ka bejne pune te madhe

Na falni per distanc por jemi shume dhe nuk ditem qysh ndryshe…per 3 sekonda e kemi ba selfin  “, ka shkruar ai./IndeksOnline/