23:51 / E Shtunë, 23 Maj 2020

Ministri Vitia ua uron Festën e Bajramit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ua ka uruar besimtarëve musliman festën e Fitër Bajrami, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se “ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni”.

Postimi:

Urime Bajramin

Ky muaj i pazakontë agjerimi, i mbushur plot vështirësi e kufizime, betejë e panjohur më herët, u mbush nga qëndrimi juaj fisnik që në urtësi e sakrificë ndihmuat që ta kalojmë së bashku në harmoni.

Ngase me shpirtin që lutet dhe mendjen që reziston ky Bajram na gjen më të përgatitur se më parë për mirënjohje te njëri-tjetri dhe ndjenjë më të thellë për cilindo në nevojë.

Urime familjeve të të gjithë besimtarëve myslimanë Bajramin!

U shtoftë besimi ndër ne dhe sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.

Mos i humb