20:43 / E Martë, 17 Tetor 2023 / MSH

Ministri Vitia vaksinohet kundër gripit sezonal në QKMF në Shtime

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, zv. Ministrja Dr. Dafina Gexha- Bunjaku të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për të parë nga afër procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal, si dhe kontrollet e mamografisë të cilat po realizohen në kuadër të muajit për ndërgjegjësimin për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Me këtë rast, ministri Vitia është vaksinuar kundër gripit sezonal në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime.

May be an image of 2 people, hospital and text that says '王'

Gjatë vizitës, Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu e njoftoi ministrin Vitia se procesi i vaksinimit në këtë komunë është duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë nga profesionistët shëndetësor. Ndërsa, në vazhdën e aktiviteteve të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari Aliu njoftoi se kontrollet po bëhen edhe jashtë orarit të paraparë, me qëllim që të gjitha gratë e interesuara të marrin shërbimet përmes mamografit mobil.

Ministri Vitia bëri të ditur se tashmë ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë e 500 doza të vaksinave.

May be an image of 4 people, people studying, hospital and newsroom

Në Komunën e Shtimes janë siguruar 800 doza të vaksinave, ku 100 prej tyre janë shpërndarë më Qendrën e Mjekësisë në Muzeqinë dhe 50 doza në QMF në Pjetërshticë.