16:42 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Ministri Vitia vaksinohet me AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vaksinimit kundër Covid19 me AstraZeneca, ka thënë se  vaksinat janë shpëtimi i ynë, shkruan IndeksOnline.

Ai ftoi qytetarët që të mos hezitojnë të vaksinohen me vaksinen AstraZeneca.

Postimi;

Të nderuara qytetare, e të nderuar qytetarë,

Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç.

Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid.

Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime.

Por si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është.

Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër.

Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta.

Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË!