21:17 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri Zemaj dhe ministrja Dumoshi takojnë krerët e sportit, ja për çka u bisedua

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotshme takuan kreun e Komitetit Olimpik, Besim Hasani dhe drejtuesit e Federatave.

Zemaj dhe Dumoshi në këtë takim falënderuan drejtuesit e Federatave për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë, transmeton Indeksonline.

Kurse, drejtuesit e Federatave informuan ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi për garat e përfunduara dhe ato që janë në zhvillim ende.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë: