Ministria e Donika Gërvallës dha avanse pa mbulesë për udhëtimet zyrtare
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjatë vitit 2023 nuk ishte në gjendje ti arsyetoi avancet të hapura, përfshirë misionet diplomatike dhe konsullore.
Raportimi në pasqyra financiare vjetore ishte 213,418 euro.
Këto gjetje dhe parregullsi i ka paraqitur Zyra Kombëtare e Auditorit (ZAK) për vitin 2023.
“Prej tyre 192,868 euro janë mjete të pa shpenzuara nga Misioni Diplomatik Konsullor të cilat konsiderohen mjete në dispozicion për vitin 2024, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, avancet e hapura për udhëtimet zyrtare të raportuara në PFV ishin 20, 550 euro.
Sa i përket avanceve të hapura të paarsyetuara , MPJD-ja ka një bilanc prej 125 mijë e 523 euro para të gatshme të pa identifikuara dhe pa arsyetuara nga vitet e mëhershme.
Ndërsa , sa i përket gjendjes së shpenzimeve të regjistruara të MDK-ve të raportuar nga ministria, kishte një mosbarazim në vlerë 18,577 euro bilanc i pa regjistruar në mes të gjendjes së bilanceve në SIMFK dhe gjendjes në bankë.
Ky bilanc vjen si rezultat i hyrjeve dhe daljeve të parasë të paregjistruara në SIMFK që mund të jenë pasojë e shpenzimeve të paregjistruara, të hyrave dhe rimbursimeve të pa regjistruara, diferencave për shkak të kurseve të këmbimit, gabime në regjistrime etj.
“Vlen të theksohet se ka një përmirësim të gjendjes krahasuar me vitet paraprake”, thuhet në raport.
Po ashtu auditori ka gjetur se sipas informacioneve të pranuara nga divizioni i transportit , vërehet se 18 misione diplomatike konsullore për vitin 2023 kanë raportuar në bazë të rregullta mujore, 5 nuk kishin raportuar fare dhe 24 kanë raportuar në periudha të ndryshme gjatë vitit.
Masraportimi sipas kërkesave ligjore për shpenzime të transportit kishte rrjedhur si rezultat i mungesës së stafit në këto misione diplomatike dhe kontrollit lidhur me raportimin nga ana e MDK-ve mund të ndikojë që automjetet zyrtare të mos përdoren për qëllime të duhura./Indeksonline/