23:55 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Ministria e Arsimit jep tender mbi 100 mijë euro për furnizim me pajisje profesionale!

Ministria e Arsimit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër tender.

Dikasteri që drejtohet nga Shyqiri Bytyqi këtë herë ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pajisje të praktikës profesionale.

Fillimisht, vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 120.000,00 euro, transmeton Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se  vlera e përgjithshme e kësaj kontratë është 106.410,51 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 24 muaj.

Tenderi në fjalë iu është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik N.T.P. NEË ËINDOË ; N.T.G.I.,,Grafo – Loni Sh.p.k. /Indeksonline/