Ministria e Arsimit nënshkruan kontratë afër 250 mijë euro për aksesorë, infografi dhe shërbime të tjera
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nënshkruar kontratë për furnizim me aksesorë, infografi dhe shërbime të tjera për nevojat e institucionit.
Sipas të dhënave të publikuara, kontrata është lidhur me operatorin ekonomik Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi” O.P., ndërsa vlera e parashikuar e saj është 250 mijë euro, raporton IndeksOnline.
Kontrata ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa është nënshkruar më 15 qershor 2026.

Në këtë procedurë tenderuese janë pranuar gjithsej dy oferta, por fituese është shpallur kompania me çmimin me të ultë.

Tenderi parasheh furnizimin me materiale dhe shërbime të ndryshme të infografisë dhe aksesorëve, të cilat do të përdoren për nevojat e MASHTI-t gjatë periudhës së zbatimit të kontratës. /IndeksOnline/


