11:22 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Ministria e Infrastrukturës me njoftim për gjendjen e rrugëve: Në këto vende ka pengesa për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar  me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si edhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara, pas reshjeve  në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.

Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës:  Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si edhe në dy  autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja  ka rrjedhje ujërash  dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet porsa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha shiu. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër.

Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike.