20:52 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministria e Infrastrukturës premton ndriqim në rrugë, fillon me rrethin në Mazgit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, njofton për vendosjen e ndriçimit në rrethrrotullimin që ndodhet në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Abrashi bëri të ditur se janë duke punuar shumë me të gjithë në identifikimin e vendeve ku ka pasur aksidente, pika kritike të identifikuara në krejt Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi:

Para disa ditësh më njoftuan për mungesën e ndriçimit e rrezikun që paraqet rrethrotullimi në Mazgit. Shpejt reaguam dhe vendosem ndriçim në rrethrrotullimin e Mazgitit, me shenja sinjalizuese brenda tij.

Jemi duke punuar shumë me të gjithë në identifikimin e vendeve ku kemi pasur aksidente, pika kritike të identifikuara në krejt Kosovën. Vendet në fjalë do t’i rregullojmë e ndriçojmë, që rrugët tona të jenë të sigurta.

Me punë e përkushtim, mund të shpëtojmë jetët tona! Ky është prioritet i imi.

Lus qytetarët që të ndihmojnë në këtë drejtim, sikur edhe ekspertët e fushës, të ndihmojnë me propozime, sygjerime dhe ide, sepse së bashku mund të kemi rezultate.

Bashkë, do të jemi më të suksesshëm, duke bërë punë të mira për qytetarët.