00:34 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019

Ministria e Mbrojtjes jep tender për pajisje sportive dhe dekorata për FSK-në, ja sa i kushtoi

Ministria e Mbrojtjes ka arritur që në fund të këtij viti të finalizojë kontraten e radhës.

Këtë herë, kjo ministri ka bërë furnizimin me dekorata dhe pajisje sportive për diten e Forcës, për nevoja të FSK-së, shkruan Indeksonline.

Ndonëse fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 20.000,00 euro, ajo është arritur të nënshkruhet për 9.645,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “EUROPRINTY”,

Në kontraten e publikuar nga prokurimi thuhet: “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për Furnizim me dekorata dhe pajisje sportive për ditën e Forcës, për nevoja të FSK-së, me një OE qe do të ketë kapacitet të kryej këtë lloje të furnizimeve sipas të dhëna në DT furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT , me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj. /Indeksonline/