Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për 6 mjekë të përgjithshëm në FSK
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit, afati për aplikim është nga 11 deri më 25 maj 2026.
Njëherësh, thuhet se aplikimi mund të bëhet online.

