14:53 / E Martë, 23 Maj 2023 / k.v

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes se ka shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 në këto qendra universitare:

  1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së
    -Universiteti Amerikan në Kosovë;
  2. Republika e Turqisë
    -Akademia Ushtarake Tokësore
    -Akademia Ushtarake Mjekësore

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 01.06.2023 deri më 15.06.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ëeb faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net.
Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: rekrutimi@fsk-rks.org.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike!