16:40 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministria e Mjedisit vendos laurën në hyrje të Brezovicës

Në hyrje të qendrës turistike në Brezovicë është rikthyer laura e cila tash e tutje do të menaxhohet nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë të MMPH-së, ministrja Albena Reshitaj këtë vendim e ka marrë në dhjetor të vitit që shkoi.

“Vendosja e saj do t’i mënjanojë keqpërdorimet e mundshëm nga persona të paautorizuar të cilët në të kaluarën kishin obliguar qytetarët të paguajnë për hyrje dhe qëndrim në qendrën turistike.Deri në vitin 2015 të gjitha pjesët e parkut “Sharri” janë menaxhuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përveç pjesës së Shtërpcës e cila është menaxhuar për shumë vite jashtëligjshëm nga një kompani e ashtuquajtur “Serbia suma” të cilës u janë marrë pajisjet dhe objektet që ka shfrytëzuar”.

“Kjo kompani jashtëligjshëm kishte vendosur laurën në hyrje të parkut në Brezovicë dhe mjetet e arkëtuara i kishte marrë për vete. Brezovica si qendër skijimi i takon zonës se dytë dhe të tretë të parkut kombëtare “Sharri” të shpallura më 1984 e të zgjeruar në dhjetore të vitit 2012 me ligjin e ri të Parkut kombëtar “Sharri”.

Sipas këtij ligji parku menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Temat: