00:07 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Tenderi që i kushtoi MSH-së gati 2 milion euro, për tu furnizuar me pajisjet emergjente për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga ministri në detyrë Arben Vitia ka nënshkruar kontratën e radhës për këtë muaj.

Këtë herë ky dikaster qeveritar ka nënshkruar kontratë për “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus”.

Kontrata e parë e kurorëzuar me operatorin ekonomik “Lego” SH.P.K i ka kushtuar hiç më pak se 1.716.492,00 euro.

Tenderi tjetër i është dhënë N.SH,T “Made-Kos”, për 29.632,50 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, për këtë furnizim sa i përket pandemisë Covid-19, i është dhënë kompanisë “Komed”, vlera e kontratës kap shifren 96.161,85 euro.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë me Covid-19 janë të infektuar 132 persona./Indeksonline/