10:45 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / S Z

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 32 persona janë vrarë për tri orë

Më herët një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 14 persona janë vrarë në dy orët e para që nga përfundimi i armëpushimit.

Ndërkaq, tani bëhet e ditur se për tri orë, janë vrarë 32 persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë plagosur edhe dhjetëra njerëz nga sulmet izraelite.