75 Mall Live Search
19:41 / E Hënë, 13 Prill 2026 / F.R

Ministria e Shëndetësisë në Liban: Numri i të vdekurve ka shkuar mbi 2 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka folur sërish për numrin e të vdekurve atje.

Në njoftim thuhet se shifrat e fundit tregojnë se janë vrarë 2 mijë e 89 persona që nga 2 marsi, raporton BBC.

Ministria njoftoi gjithashtu se në mesin e të vrarëve janë edhe 166 fëmijë.

“Gjithashtu janë plagosur edhe 6 mijë e 762 persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.