13:55 / E Martë, 16 Gusht 2022 / GF

Ministria për Zhvillim Rajonal ka hapur thirrjen për projekt-ide për investime kapitale për të gjitha komunat

Ministria për Zhvillim Rajonal ka hapur thirrjen për projekt-ide për investime kapitale për të gjitha komunat. Përmes një njoftimi ministria jep informata shtesë për këtë thirrje.

Informata shtesë:

Për të përkrahur applikuesit me informatat e nevojshme dhe përvojën e partnerëve në identifikimin/ përzgjedhjen e projekteve, Ministria për Zhvillim Rajonal, në partneritet me Programin për Zhvillim Gjithpërfshirës të implementuar nga UN-Habitat-i në Kosovë dhe të financuar nga Qeveria e Suedisë, do të organizojë dy punëtori parapërgaditore (sesione informuese) me përfaqësuesit e komunave dhe organizatave te shoqerise civile. Datat dhe ftesat do të publikohen në ndërkohë.  

Për çdo pyetje apo sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni: Jeta.Nushi@rks-gov.net  

Paketën e plotë të aplikacionit mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,36

Ju lutem keni parasysh se afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 2 shtator 2022, ora 16:00. Projekt propozimet duhet te dërgohen përmes e mail-it në: Jeta.Nushi@rks-gov.net