00:23 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ministria që pagoi mbi 25 mijë euro për pastrimin e veturave

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka finalizuar kontraten më të re në fillim të muajit tetor.

Ky dikaster qeveritar, këtë herë ka kurorëzuar kontratë për pastrimin e veturave të MMPH-së për vitin 2019, shkruan Indeksonline.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 25.500,00 euro, e njëjta është nënshkruar për 25.228,56 euro.

Kontrata në fjalë i është besuar operatorit ekonomik ” AS Tech ” SH.P.K. /Indeksonline/