75 Mall Live Search
08:24 / E Diele, 05 Korrik 2026 / Z S

Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit numër 3, policia i shpërndan me ujë

Situata është tensionuar mbrëmjen e djeshme përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve të dhunshme.

Një grup protestuesish marshoi drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës, duke hedhur edhe thirrje si “Policia e krimit”, raporton Topchanel.

Një efektive e policisë ka mbetur e lënduar.

Në përgjigje të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit.