16:39 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësues të USAID-it dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Zevendësdrejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi dhe Deborah MacLean, Shefe e Diplomacisë Publike në Ambasadën Amerikane.

Salahi dhe MacLean e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës.

Në takim u diskutua për angazhimin e të rinjve dhe për planet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin e potencialit rinor përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe trashëgimia kulturore dhe mbrojtja e monumenteve historike në Kosovë.

Ministrja Dumoshi theksoi që përkrahja e shtetit amerikan përmes Ambasadës Amerikane dhe USAID-it ka qenë dhe mbetet shtyllë tepër e rëndësishme e zhvillimit të kulturës në Kosovë.