17:54 / E Hënë, 02 Janar 2023 / MSH

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu: Mentaliteti patriarkal i theksuar në sistemin e drejtësisë

Viti që lam pas ka qenë një vit jashtëzakonisht sfidues për ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Ajo në një intervistë për Indeksonline, ka shpalosur prioritet më të rëndësishme, që për të mbesin reformat në drejtësi. Ajo shpreson që përmes Vetingut dhe reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe miratimit të ligjit t’i realizoj këto objektiva.

Po ashtu tek drejtësia penale dhe civile, ajo ka cilësuar si prioritet me të cilatë janë marrë me intenzitet është edhe adresimi i krimeve të luftës, adresimi i dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, sikurse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Jemi të kënaqur me opinion e Venecia që na ka dhënë dritën e gjelbër për Vetingun në sistemin e drejtësisë. Vetingui do të bëhet në Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokuroria në kryetar të Gjykatave, por edhe tek kryeprokurori dhe prokuroritë. Për faktin se Komisioni i Venecias ka vlerësuar që praktika sikurse në Shqipëri mund ta pengoj edhe më tepër sistemin e drejtësisë duke qenë që Shqipëria ka pasur vështirësi në kuptim të njerëzve të cilët janë larguar nga ky sistem prandaj kemi gjetur një zgjidhje të mesme por unë konsidero që tani ka një konsensus të përbashkët për zbatimin e rekomandimeve të Venecias për Vetingun sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për dhunën në familje ku vlerëson se ka rritje të dhunës në famijle dhe raportin i vogël për dhunën. Po ashtu ajo aspak nuk ëhstë e kënaqur me punën  e prokurorisë dhe gjykatave duke i cilësuar se kanë një mentalitet partiarkal dhe këto raste përfundojnë si përfundojnë./IndeksOnline/