23:20 / E Martë, 02 Qershor 2020

Ministrja Hajdari ngushëllon familjet e dy minatorëve që humbjën jetën tragjikisht

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që humbën jetën tragjikisht sot në minierë, shkruan IndeksOnline.

Hajdari iu ka shprehur ngushëllime edhe kolegëve të tyre dhe të bashkë vendasve tanë.

Njoftimi:

E tronditur thellë me lajmin e kobshëm për humbjen e jetëve të minatorëve Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifi në Minierën e Artanës, sa që sot nuk gjeja fjalë ngushëllimi për të qetësuar zemrat dhe mposhtur dhimbjen e minatorëve, për humbjen e bashkë kolegëve të tyre dhe të bashkë vendasve tanë.

Nga thellësia e zemrës, ju shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve Gerbershi dhe Arifaj për humbjen e më të dashurve të tyre!