09:51 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Ministrja Haradinaj bashkon sot partitë politike shqiptare të Luginës për veprim politik kundër pasivizimit të adresave në Medvegjë

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe kujdesin e vetë ministres znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot në Prishtinë nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme.

Marrëveshja për përfaqësimin konsullor të Republikës së Shqipërisë në Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Strugë, Marrëveshje e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për veprim të përbashkët në mbështetje të Medvegjës dhe Marrëveshja për ngritjen e grupit punues për krijimin e fondit të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi do të nënshkruhen sot në një ceremoni solemne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, si organizatore e këtij takimi të rëndësishëm.