14:45 / E Martë, 30 Qershor 2020

Ministrja Haradinaj – Stublla: Avancimi i integrimit të Kosovës në NATO – prioritet i lartë strategjik yni

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, pas takimeve zyrtare që zhvilloi javën e kaluar në selinë e NATO-s me Ambasadorë të vendeve aleate, ka zhvilluar sot një takim pune me Ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni.

“Sot isha në vizitë tek Ministri i Mbrojtjes për të diskutuar për vizitën time të fundit në Bruksel, takimet që kisha në selinë e NATO-s, si dhe për dinamizimin e bashkëpunimit funksional dhe strategjik midis dy ministrive”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.


Ministrja e Jashtme tha se Ushtria e Kosovës, e rreshtuar përkrah botës së prirë nga ShBA-të dhe shtetet aleate, është sinjal që Kosova po ndërton forcë moderne mbrojtëse, me qëllim ndërveprues me NATO-n.


Në këtë takim, Ministrja Haradinaj dhe Ministri Quni janë dakorduar për bashkëpunim të ngushtë në planifikimin e hapave të radhës, për themelimin e Grupit Ndërministror për avancim të integrimit në NATO, si dhe nënshkrimin e Memorandumit të ri të Bashkëpunimit për shkallën e shërbimit.

Mos i humb