Ministrja Haxhiu ka një “lutje” për opoziten
Sot Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.
”Në seancën e sotme, përveç tjerash, u miratuan në të dy leximet dy ligje të rëndësishme: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Gjykatën Administrative. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka pasur edhe një lutje për deputetët e opozitës.
Falenderoj deputetët për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces, me shpresën që opozita të mos përdorë Gjykatën Kushtetuese me qëllim të zvarritjes së tyre, ka shkruar Haxhiu./Indeksonline/