16:51 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bajrami priti në takim ambasadorin e Italisë, i bënë të ditur zbatimin e masave që derivojnë nga programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Ministrja e Financave, znj. Hykmete Bajrami, priti  në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlando. Temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e ekonomisë dhe financave. 

Ministrja Bajrami e njoftoi ambasadorin Orlando për situatën ekonomike dhe makrofiskale në vendin tonë dhe për efektet e shkaktuara nga pandemia. Ajo i shpjegoi z. Orlando veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në funksion të zbatimit të masave që derivojnë nga programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ambasadori i Italisë Nicola Orlando konfirmoi se Italia është e angazhuar për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e situatës së përgjithshme të krijuar nga pandemia COVID19 si dhe shprehu interesimin e shtetit italian për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.