75 Mall Live Search
15:50 / E Diele, 21 Prill 2024 / mp

Ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

Ministrja serbe e Kulturës e ka lëshuar sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror”

Ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, e ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.

Gojkoviq u largua nga vendi në fjalë menjëherë pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Biennales së Venecias.

Këto pamje i ka siguruar Klankosova.tv.

Çmimin e kanë pranuar artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” paraqet përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes.