11:28 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Minxhozi: Chirac, një njëri i madh që shkroi një histori të madhe

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac.

Minxhozi u shpreh se vdekja e ish-presidentit francez është humbje për gjithë botën e jo vetëm për Francën.

“Është një ditë zie jo vetëm për Francën, por për mbarë botën progresive, për një personalitet shumë të madh siç ka qenë Jacques Chirac. Një njeri i madh që shkruajti një histori të madhe, është një ndjenjë që të krijon një respekt të jashtëzakonshëm për një personalitet mbarëbotëror do të thoja”, tha ai.

Jacques Chirac ndërroi jetë të enjten. Ai lindi më 29 nëntor 1932.

Ai ishte president i Republikës së Francës 12 vjet.

Kujtojmë se Chiracku ishte president i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë.