19:50 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / C E

Miqësorja me Estoninë, 11 lojtarë nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë

Pas humbjes 2:1 kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Shqipërisë i është rikthyer stërvitjes, ku tani është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore me Estoninë.

Këtë të hëne, Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore si vendase, ku e pret në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Estonisë.

Tani, FSHF ka bërë të ditur që ka pasur ndryshime të mëdha në grumbullim për ndeshjen kundër Estonisë, ku janë larguar plot 11 lojtarë nga skuadra.

Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.

Në anën tjetër, pesë futbollist të rinj janë ftuar së fundmi, si Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’i jap minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve që do të jenë prezentë për këtë ndeshje:

Elhan Kastrati

Gentian Selmani

Simon Simoni

Frederic Veseli

Elseid Hysaj

Enea Mihaj

Erjon Hoxhallari

Kevin Haveri

Amir Abrashi

Ylber Ramadani

Taulant Seferi

Myrto Uzuni

Giacomo Vrioni

Armando Broja

Enis Çokaj

Jon Mersinaj

Arbnor Muçolli

Endri Çekiçi

Ermir Lenjani