14:00 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / A. M.

Miqtë serbë dhe fashizmi kosovar

Shkruan: Adem Salihaj

Edi Rama po u përgjigjet qe disa herë me nervozë shqiptarëve të Kosovës lidhur me  koncertin e Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë. Ajo që po bie në sy vazhdimisht është fakti se Edi Rama i konsideron Goran Bregoviqin dhe serbët si miq dhe të mirë.

Në anën tjetër shqiptarët e Kosovës i konsideron primitivë, kundër artit dhe, madje shkon deri aty ,sa t’i quajë edhe fashistë. Nuk ka asnjë dilemë se në këtë rast, të mirët, të kulturuarit dhe të civilizuarit janë serbët, ndërsa në anën tjetër, nacionalistët primitivë, të pakulturuarit dhe të pacivilizuarit janë shqiptarët e Kosovës.

Kështu , sipas  gjithë kësaj që thotë Rama, serbët patën të drejtë që ne na quajtën njerëz të pacivilizuar, madje edhe njerëz me bishta. Duke parë mllefin e madh të Ramës dhe urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilën ai as që bën përpjekje ta fsheh, serbët e “mirë” kanë pasur të drejtë për gjithë ato masakra që ua bënë shqiptarëve të Kosovës.

Unë mendoj se qëllimi i fundit i Edi Ramës është rehabilitimi i serbëve dhe i Serbisë për të gjitha krimet që kanë kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky është grushti më i rëndë që ka marrë  Kosova nga shteti shqiptar në këto dekadat e fundit. Por jo i vetmi. Tash kanë dalur në shesh fakte se Enver Hoxha i kishte kërkuar Titos që ta mbante Kosovën nën pushtim, duke refuzuar që ta përfshinte atë në kuadër të shtetit shqiptar.

Edhe Enver Hoxha kishte të njëjtën urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës,  sepse nuk do të mund t’i nënshtrohet dhe ta shkatërronte shpirtin e tyre patriotik. Ai kishte frikë nga krenaria kombëtare e shqiptarëve të Kosovës. Ai donte ta ruante markzizëm-leninizmin dhe vëllazërimin me serbët nga shqiptarët “reaksionarë” të Kosovës. Pra, Edi Rama po e vazhdon një traditë antishqiptare të kohës së Enver Hoxhës. Bregoviqi është vetëm mesazhi, maja e ajsbergut e asaj politike antishqiptare e proserbe të Edi Ramës. Edi Rama i ka në shpirt serbët, vuan për një afri më të madhe me ta.

Vuçiqin e ka mikun më të mirë. Bregoviqin poashtu. Veprimet e hapta të Edi Ramës, afërsia kaq e madhe me Vuçiqin dhe Bregoviqin ka për qëllim që ta japë një mesazh të qartë, ka për qëllim që të tregojë se në përballjet Kosovë-Serbi, ai dhe shteti shqiptar do të jenë përkrah Serbisë do të luftojë për mposhtjen e Kosovës. Këto janë mesazhe shumë të qarta dhe duhet të jesh i verbër të mos i shohësh.

Gjatë historisë fatkeqe të shtetit njëqind vjeçar të Shqipërisë, Kosova nuk ka pasur kurrë një armik kaq të madh sa Edi Rama. Ëndrra e madhe e Edi Ramës është pushtimi i Shqipërisë nga turistët serbë, serbizimi i Shqipërisë dhe nxitja e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Kosovës. Madje, ai është aqë i paskrupullt, sa që as nuk e fsheh këtë