16:36 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Miratohen dy projektligje të rëndësishme, ministri falënderon anëtarët e Komisionit

Sot në komisionin parlamentar për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal janë miratuar në parim projektligji për grantin e bazuar në performancë dhe projektligjim për plotësim-ndryshimin e ligjit për vetëqeverisje lokale.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka falënderuar anëtarët e Komisionit për punën e palodhshme, raporton Indeksonline.

“Një falemnderim i veçantë për punën e palodhshme të gjithë atyre të cilëve kanë kontribuar në hartimin e të dy projektligjeve të cilat parashohin ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e funksionimit të Komunave dhe zgjidhjes së problemeve përmbajtësore, procedurale dhe teknike.

Gjithashtu, jam i angazhuar maksimalisht që propozimet e Komunave, anëtarëve të komisionit parlamentar dhe akterëve të tjerë të përfshirë të trajtohen në mënyrë që ligjet e miratuara ti shërbejnë mbështetjes dhe zhvillimit të nivelit lokal”, shkruan Krasniqi./Indeksonline/