16:53 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

Miratohet buxheti i komunës së Drenasit për vitin 2023, mbi 18 milionë euro do të jetë buxheti i përgjithshëm

Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, për diskutim ishin 9 pika për rend dite, ndër to edhe propozim vendimi i buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023 dhe projeksioni për vitet 2024-2025 dhe me 18 vota pro, është votuar kjo pikë e rendit të ditës.

Buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2023 do të jetë në vlerën prej 18,156,891.00 euro, ndërsa nga kategoria për investime kapitale shuma do të jetë mbi 6 milion euro.

Ky është buxheti më i madh që ka pasur Komuna e Drenasit, po ashtu më i madhi edhe në kategorinë e investimeve kapitale. Me këtë buxhet janë paraparë projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës; 1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK i mbajtur më dt. 31. 08.2022, ka kaluar me shumicë votash.2. Raporti i dëgjimeve publike për listën e projekteve kapitale për buxhetin e vitit 2023 dhe projeksioneve për vitet 2024-2025, është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit. 3. Propozim Vendim i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025, është votuar me shumicë votash nga ana e anëtarëve të Kuvendit. 4. Propozim vendim për formimin e Komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës është votuar me vota unanime me këtë përbërje;Armend Hajdini dhe Besart Bajrami nga ekzekutiviZeqir Hasi dhe Hamit Haxhiu nga Kuvendit dhe Kaltrina Gashi nga shoqëria civile. 5. Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për NPL Stacioni i Autobusëve SH.A – Gllogoc është votuar me vota unanime me këtë përbërje; Rinore Zymeri, Arigon Sinani dhe Marigona Bazaj 6. Propozim vendim- Me ketë propozim vendim kërkohet që automjetet zyrtare të QKMF “Dr. Hafir Shala” Drenas, si dhe automjetet e Qendrës për punë sociale- Drenas, të kalojnë në pronësi të Komunës së Drenasit, ka kaluar me vota unanime nga ana e anëtarëve të Kuvendit. 7. Raporti i progresit për Implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, është diskutuar. 8. Raport nga menaxherët e dy Kompanive KRU-“Ujësjellësi’’, dhe KRM “Pastrimi” njësia në Drenas. Ne këtë pikë, dy menaxherët e kompanive, Ismet Baliu nga KRU “Prishtina” dhe Kastriot Berisha nga KRM “Pastrimi”, kanë paraqitur para anëtarëve të Kuvendit raportin e punës së këtyre dy kompanive regjionale dhe nga anëtarët e Kuvendit dhe nga kryetari Lladrovci kanë pranuar pyetje. Baliu dhe Berisha kanë paraqitur punën, sfidat dhe përgjithësisht aktivitetet e këtyre dy kompanive.