17:53 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Miratohet pas 12 vjetësh, më në fund, Ligji për Tregti të Naftës, Shoqata e Naftarëve falënderon deputetët që e votuan

Pas 12 vjet pritjesh, më në fund ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Tregti me Naftë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë ligj që kishte 12 vjet që po sillej në sirtar të Ministrisë së Tregtisë, transmeton Indeksonline.

Draftimin e ligjit e kanë bërë  Shoqata e Naftarëve së bashku me MTI-në.

Në një prononcim për Indeksonline, Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani ka falënderuar deputetët që e votuan kalimin e ligjit.

“Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e votuan Ligjin e Naftës, ku ky lijg nuk kaloi që një dekad. Përgëzoj për punën e bërë ministren, Rozeta Hajdari dhe Qeverinë Kurti”, u shprehë ai./Indeksonline/