14:31 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Miratohet Plani Vjetor i Punës dhe Performancës për vitin e ardhshëm

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku diskutoi për Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj.

Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i Drejtorëve miratoi Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi njëzëri Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022.

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik.