Miriam Cani e Alban Skenderaj, bëhen prindër për herë të dytë
Miriam Cani ka sjell në jetë fëmijën e dytë.
Miriami dhe Albani u bën prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Duam.
Lajmin e bëri të ditur vetë Miriam përmes një postimi në Instagram, duke publikuar fotografinë e parë të tij dhe një dedikimi emocional për të birin.
Ndërkaq, këngëtarja tregoi kuptimin që ka emrin i djalit të tyre të parë, Duam.
“Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës më të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë”, ka shkruar këngëtarja ndër tjera.
Kujtojmë se Miriami dhe Albani kanë edhe një vajzë me emrin, Ameli./Indeksonline/