14:26 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj jepin lajmin e madh për fansat e tyre

Janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Dashurinë e tyre e shfaqin kudo. Janë këta këngëtarët Alban Skenderaj dhe Miriam Cani të cilët së fundi po e shijojnë edhe ndjesinë e të bërit prindërit, pasi që çifti kanë një vajzë, shkruan Indeksonline.

Çifti të cilët ka vite që nuk kanë publikuar ndonjë bashkëpunim, ka qenë vet Miriami ajo që përmes llogarisë së saj në Instagram ka treguar se ata tashmë janë duke punuar në duetin e tyre të radhës. Sigurisht ky është një lajm i gëzueshëm për fansat e tyre që nuk janë të paktë./Indeksonline/