22:16 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Miriam Cani ndan këto pamje të bijës së saj Amelisë

Ndodh shpesh që fëmijët të veshin rrobat e prindërve kur rriten, apo të përdorin sende ose orendi që dhe ata i kanë vënë në funskion dikur. Kështu ka ndodhur dhe me vogëlushen e Miriamit, Ameli, e cila ka gjetur papuçet e mamit të 15 viteve më parë.

“Ameli gjeti papuçet e mamit të vetë që i ka blerë 15 vite më parë. Nemo, isha një fanse e madhe e tij”, ka shkruar Miriam krah pamjeve ku duket se vogëlushja ka veshur papuçet me këtë personazh vizatimor.

Cani ka treguar herë pas here me postimet e ndryshme se po kalon periudhën më të ëmbël me dy vogëlushët e saj, të cilët duket se zbukurojnë çdo ditë e më shumë momentet e këngëtares.