15:04 / E Shtunë, 30 Maj 2020

Miriami ka ditëlindjen, Albani bën dedikimin më romantik për gruan

Alban Skenderaj prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e publikut e sidomos të gjinisë së bukur, e gjithë kjo fal këngëve dhe baladave për dashurinë.

Duke qenë një njeri kaq i ndjeshëm dhe romantik nuk kishte si të mos e shprehte këtë në ditën kur bashkëshortja e tij, Miriam Cani feston ditëlindjen.

Këngëtarja e njohur sot ka mbushur 35 vjet dhe Albani ka bërë një përmbledhje të disa prej momenteve më të veçanta të tyre përmes fotografive.

“Gezuar ditelindjen shpirt. Faleminderit qe i jep ngjyra jetes time”, shkruan Albani në urimin e tij.

Ndërkohë, rikujtojmë që Albani dhe Miriami janë bashkë prej vitesh dhe prindër të dy fëmijëve./Indeksonline/

Mos i humb