20:34 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A.S

Mirlind Daku thyen rekordin e të gjitha kohëve në futbollin kosovar

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku po shijon zenitin e karrierës. Ai realizoi gol edhe sot në fitoren e suharekasve 2-1 kundër Drenicës në ‘Bajram Aliu’.

22 vjeçari ka thyer rekordin e të gjitha kohëve në Kosovë, duke shënuar 20 gola për më pak se 3 muaj.

19 gola në Superligë dhe 1 tjetër me kombëtaren U21 të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Edicionin e kaluar golashënuesi më i mirë në elitë ishte Blend Baftiu me 19 gola, sa ka shënuar Daku për 13 ndeshje.

Kjo është lista e 10 golashënuesve më të mirë aktualisht në Superligë:

Top 10-të golashënuesit më të mirë të Superligës:

  1. Mirlind Daku (FC Ballkani) 19 gola
  2. Ermal Krasniqi (FC Ballkani) 6 gola
  3. Otto John (FC Prishtina) 6 gola
  4. Bissmark Charles Sie (KF Trepça ’89) 5 gola
  5. Kastriot Rexha (FC Drita) 4 gola
  6. Betim Haxhimusa (FC Drita) 4 gola
  7. Armend Thaqi (FC Ballkani) 3 gola
  8. Astrit Fazliu (FC Drita) 3 gola
  9. Mendurim Hoti (FC Feronikeli) 3 gola
  10. Darko Nikaç (SC Gjilani) 3 gola

Të fundit