14:52 / E Diele, 23 Shtator 2018

Misioni i kompletuar, Policia e Kosovës kampion!

Shumë titujve të fituar nga ekipi i futbollit të Policisë së Kosovës, iu shtua edhe një titull, një titull nga arena ndërkombëtare!

Ekipi i futbollit të Policisë së Republikës së Kosovës, u shpall kampion në turneun ndërkombëtar “Gold Cup” ne Porec të Kroacisë,  në një turne me përfaqësim nga 17 shtete të botës. Nga 10 takime të zhvilluara pa asnjë humbje, ekipi kosovar u shpall kampion.

Përmes sportit edhe kulturës, një komb përçon vlerat e tij dhe krijohen mundësi t’i tregosh botes kush je, dhe çka përfaqëson ti si shtet. Dhe ne jemi shumë të lumtur për mundësinë që na u dha, që ta përfaqësojmë me krenari dhe dinjitet shtetin e Kosovës dhe Policinë e saj.

Ne duam ti falënderojmë të gjithë ata qe na mbështeten, dhe na krijuan mundësitë që të vijmë deri këtu! Falenderim të veçantë për Drejtorin e Policisë se RKS, stafin tim menaxherial, dhe falënderim special për ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës, duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin e tyre.

Urime për Policinë e Kosovës, urime për djemt e ekipit të shkëlqyer, urime Kosovë!

Përbërja e ekipit të Policisë së Republikës Kosovës: 1. Gani Konjuhi 2. Gezim Tërnava 3. Mentor Krasniqi 4. Sheqir Statovci 5. Daut Geci 6. Sami Geci 7. Mustafë Ismajli 8. Egzon Abazi 9. Bledar Mamusha 10.Besart Berisha 11. Faton Shala -Staf Teknik 11. Amir GËRGURI-Selektor./IndeksOnline/