09:14 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Mission completed”, PSD-së i shkon fjala në vend!

Partia Social Demokrate ka mirëpritur kërkesën e saj për shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo.

Kjo u konfirmua nga kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili përmes Facebook-ut ka njoftuar për largimin e serbit nga dikasteri i Bujqësisë.

Edhe deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka publikuar vendimin e ekzekutivit.

“Dita e mirë shihet në mëngjes! 1. Rikallo u shkarkua”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se kjo kërkesë e subjektit të Shpend Ahmetit erdhi si kushtëzim për Haradinaj rreth votimit të buxhetit për vitin 2019./Indeksonline/