12:51 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Misteri i burgut mesjetar të Londrës, gjenden skeletet e një nëne dhe të birit

Skeletet 500-vjeçare të një gruaje dhe fëmije të sëmurë janë zbuluar në Kullën e Londrës (Tower of London).

Kockat, të zbuluara në ish-burgun famëkeq, janë të parat që gjenden atje që nga vitet ’70-të.

Kulla e Londrës është gati 1.000 vjet e vjetër dhe dikur ishte vendi i ekzekutimit për britanikët që shpalleshin fajtorë për tradhti.

Dy nga gjashtë gratë e mbretit, Henry VIII, Anne Boleyn dhe Catherine Howard, u dënuan me prerje koke në këtë vend gjatë shekullit të 16-të.

Ekspertët që mbikëqyrin Kullën e Londrës, njoftuan zbulimin e dy skeleteve në një postim në blog këtë javë.

Arkeologët zbuluan mbetjet e një gruaje dhe një fëmije gjatë gërmimeve jashtë hyrjes në Kapelën e Kullës së Shën Pjetrit.

“Këto mbetje u gjetën të kthyera me kurriz dhe u rreshtuan me këmbët e tyre përballë lindjes”, tha kuratori i ndërtesave historike Alfred Hawkins.

“Ka të ngjarë që fëmija të ishte mbështjellë thjesht në një batanije para se të varrosej. Ndërsa nëna e tij mund te ketë qenë në një arkivol”.

Alfredi shtoi se varrosja ka të ngjarë të këtë ndodhur ndërmjet viteve 1450 dhe 1550 pas Krishtit.