18:29 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Misteri Ilicic, depresioni dhe izolimi në Slloveni!

Gjendja e Josip Ilicic vazhdon të mbetet një mister.

Sulmuesi slloven është ndalur që nga ndeshja kundër Juventusit më 11 korrik, por kohët e rikuperimit vazhdojnë të jenë krejtësisht të panjohura edhe sepse Atalanta mban konfidencialitetin maksimal në këtë drejtim.

Fillimisht jashtë për një problem në kyçin e këmbës, Gasperini tashmë ka njoftuar se ai me shumë mundësi nuk do të jetë i disponueshëm për Ligën e Kampionëve, ndërsa sipas Corriere della Sera ai madje rrezikon të kalojë fillimin e sezonit tjetër.

Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, lojtari aktualisht ndodhet në Slloveni, ku ka dashur të kthehet, me lejen e klubit, të përpiqet të rikuperohet më shpejt dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

Iliçiç duhet të ndalet në shtëpi vetëm disa ditë, sipas marrëveshjes me Atalanta, dhe shpreson të rikthehet te Bergamo i rigjeneruar pas një periudhe të errët në kthesën e karantinës.

Sidoqoftë, një mrekulli do të ishte e nevojshme për ta parë atë në Champions në Lisbonë.

Ka shumë zëra në lidhje me atë që i ka ndodhur, aq sa madje deri te psikologu që ka punësuar për të dalë nga depresioni ku është futur.

Probleme me bashkëshorten e tij dhe ndoshta një tradhti nga kjo e fundit, sipas asaj që qarkullon dhe thuhet në Bergamo!

Këtë sezon, numrat e sllovenit janë të pabesueshme, me 26 ndeshje dhe 15 gola, pa harruar 8 asist, këto në kampionat.

Në Champions League ka luajtur 7 ndeshje dhe shënuar 5 gola, duke dhënë edhe 1 asist.

Së fundmi, edhe 1 gol në Kupën e Italisë, që e bëjnë kështu një ndër lojtarët më deçizivë në kampionatin italian dhe jo vetëm.