10:07 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Misterioze: Qindra salmonë të ngordhur dalin në breg të detit në Australi (Video)

Një fenomen i pazakontë është parë të mërkurën në një bregdet të Australisë së Jugut.

Në mëngjes, qindra salmonë të ngordhur janë parë jashtë bregut, për arsye akoma të panjohura, transmeton Indeksonline.

Departamenti i caktuar po heton ngordhjet misterioze, megjithëse duhet disa ditë për të marr rezultatet.

Turisti që  i filmoi ata, mbeti i shtangur të mërkurën kur doli në mëngjes për të shëtitur dhe hasi në salmonët e ngordhur. /Indeksonline/