17:22 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

MIT njofton se punimet në këto rrugë mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se janë duke u punuar në të gjitha rrugët e qyteteve të Kosovës.

Gjithashtu u tha se për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

MIT ka njoftuar për projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve;

Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan

Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë

Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë

Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë

Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan  (segmenti Livoç – Gjilan)

Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan

Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë

Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

“Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit./Indeksonline/