21:23 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Mitrovica fiton kupën e Kosovës

Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave.

Vashat mitrovicase mposhtën në finale Kosovën e Prishtinës, 7:1.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Fadil Vokrri u dominua nga kampionet, të cilat pjesën e parë e mbyllën 4:1.

Takimi u përcoll nga numër i vogël shikuesish.